Alpinistët kërkojnë heqjen e ndalesës për lëvizje në pyll

Advertisment

Grupi i punës kundër ndalesës për lëvizje në pyll me mbi 1.100 anëtarë – organizata dhe persona fizikë sot kumtoi se ka dërguar reagime me shkrim deri tek Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme përmes të cilave kërkon heqje të kësaj mase.

Alpinistët njoftojnë se kanë përgatitur edhe peticion kundër masës, të cilën e kanë nënshkruar mbi 5.400 persona.

Reklame

Alpinistët kërkojnë takim me ministrin e Bujqësisë dhe me përfaqësues të NP “Pyjet kombëtare” si dhe nga MPB-ja në afat sa më të shpejtë të mundshëm.

Sipas tyre, në kontekst të masave kundër virusit, ndalesa shtesë për lëvizje dhe rekreacion janë në kundërshtim me rekomandimet për shëndetin e OBSH-së.

 

Ndalesa për lëvizje në pyll dhe vende për rekreacion është shkelje e të drejtave të njeriut të lëvizjes së lirë dhe shkeljes së të drejtës kushtetuese të qytetarëve.