Alternativa “copë-copë”, ndasi të mëdha në krahun e Afrimit me krahun e Zejdit

Advertisment

Ndasi të mëdha në Alternativën e Afrim Gashit. Duket se Skender Rexhepi-Zejd dëshiron të marrë kreun e partisë, synim ky që nuk është fshehur asnjëherë nga vet ai dhe mbështetësit e Zejdit. Ka kohë që Gashi nuk shoqërohet me Zejdin, ndërsa është nënkryetari i partisë, Zeqirija Ibrahimi dhe kryetari i Degës në Çair, Bekim Sali, ata që kanë nisur fushatë për izolimin e Zejdit në vendimet e Kryesisë Qendrore. Burime të sigurta brenda Alternativës thonë se ndasitë kanë shkuar deri aty sa edhe në Degët dhe Nëndegët e partisë të dyja palët flasin hapur kundër njëri-tjetrit

“Kuptohet, fjalimet kundër njëri-tjetrit bëhen me marifet, jo direkte”, thonë anëtarë të Kryesisë Qendrore të Altrenativës, ndërsa thonë se të dyja grupet kanë mbështetës të flaktë si në Kryesi, ashtu edhe në terren.

Reklame

“Se kush do të fitojë, askush s’mund ta parashikojë, megjithatë një është e sigurt: shumë shpejtë do të shpartallohet partia dhe do mbesin parti-mëhallësh. Kështu siç po ec, nuk shpresoj se do të fitojmë deputet në Njësinë e parë dhe të dytën zgjedhore”, thonë në Alternativa.