Alternativa e Gashit afër marrëveshjes me VMRO-në ?!

Advertisment

Sa më shumë që po intensifikohen përpjekjet për formimin e një qeverie të re në Maqedoninë e Veriut , gjithnjë e më shumë po bëhen kombinatorika dhe përpjekje se cila nga partitë maqedonase do ta formojë këtë qeveri duke biseduar parreshtur me gjithë partitë shqiptare.
BDI vazhdon të jetë forca kryesore e negociatave .

Duke qenë tej subjektet tjera shqiptare , cështja e formimit të Qeverisë mund të cojë edhe në carje të thella tek disa subjekte politike që ishin në një koalicion me njëra -tjetrën dhe rrugët e pushtetit mund ti ndajnë ato. Sipas disa burimeve Alternativa e Gashit flitet se është afër një marrëveshjeje me partinë e Mickovskit ,VMRO-DPMNE-në dhe duket se shkaku kryesorë i kësaj mund të jetë Lëvizja Besa e cila nuk lejon që partia e Gashit të shkelë pragun e derës së LSDM-së .Alternativa po përsërit shpesh cështjen e të qenurit në pushtet ditëve të fundit .

Reklame

Gashi dhe Alternativa duan të vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë pavarësisht se cila nga dy partitë maqedonase do ta formojë atë ndërsa derisa Gashi është për të qenë pjesë e Qeverisë mund të shkëputet nga ASH-ja dhe ti tregojë Besës se kush është fuqi.

Ditëve në vijim pritet të ketë zhvillime të reja rreth këtyre cështjeve./TetovaSot