AlternAtivA kërkon lehtësime të procedurave kufitare

Advertisment

Alternativa e përshëndet vendimin e sotëm të Qeverisë për hapjen e kufinjve, mirëpo mbetet e pakënaqur me procedurat shoqëruese të këtij vendimi.

Për neve janë të papranueshme dhe të palogjikshme masat aktuale aktive, të cilat edhe pas dëshmisë së mërgimtarëve se nuk janë të infektuar me Covid 19, duke ofruar PCR test jo më të vjetër se 72 orë, ata prapë duhet të duhet vetizolohen për 14 ditë.

Reklame

Për neve kjo masë është tendencioze, sepse ashtu synohet të pengohet ardhja e mërgimtarëve, sigurisht nga frika e rezultatit zgjedhor. Me këtë rast përsërisim se vota e mërgimtarëve dihet se në çfarë ane është, por kjo nuk e ndryshon shumë rezultatin e fitores së koalicionit AlternAtivA & Aleanca për Shqiptarët.

Por, shteti ynë duhet të ketë respekt për mërgimtarët dhe të mos shpikë masa penguese, sepse – përveç lidhjeve familjare që ata vijnë t’i ripërtërijnë – ata janë edhe një potencial i rëndësishëm ekonomik për vendin.

Me këtë rast Alternativa propozon që masat aktive të ndryshojnë me masa të reja, ashtu që ata që hyjnë në shtet t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore në pikën kufitare dhe kjo të jetë e mjaftueshme, një praktikë kjo e të gjitha vendeve fqinje.