Alternativa kundër vendosjes së bustit të Aqif Lleshit në Dibër

Advertisment

Nga partia Alternativa kanë reaguar sot kundër vendosjes së bustit të Aqif Lleshit në qytetin e Dibrës me pretekstin se gjatë jetës së tij për një kohë ishte rreshtuar përkrah ushtrisë serbe dhe ka lu ftuar kundër patriotëve shqiptar Elez Isufi dhe Ali Maliqi, informon portali “tetova1”.

Reagimi i plotë i partisë Alternativa:

Reklame

“Këto ditë jemi njoftuar se më 23 shtator, me nismë të Këshillit Komunal të Dibrës, do të inaugurohet busti i Aqif Lleshit.
Pas reagimeve të shumta nga historianë objektivë dhe të dëshmuar si patriotë, që kanë qarkulluar në opinion, por që kanë arritur edhe në adresën tonë, AlternAtivA gjykon se në këtë mënyrë Komuna e Dibrës dhe Këshilli Komunal i Dibrës po e ndëshkon nacionalizmin e vërtetë shqiptarë të Elez Isufit e Ali Maliqit, për të shpërblyer kundërshtarët e tyre, siç është edhe Aqif Lleshi.

E nëse Aqif Lleshit i ngrihet bust, kjo do të thotë se dënohen këta patriotë të vërtetë shqiptarë, që lu ftuan dhe dhanë jetën për kauzën atdhetare shqiptare.

Sipas dokumenteve me të cilat disponojmë ne, Aqif Lleshi ka qenë bashkëpunëtor i Esat Pashë Toptanit gjatë lu ftës së Parë Botërore (1916-1918), ndërsa më 1920 ka qenë në kuadër të ushtrisë serbe të Mbretërisë SKS, që i lu ftonte kryengritësit shqiptarë të prirë nga Elez Isufi. Pas shuarjes së kësaj kryengritjeje, ushtria serbe, në të cilën bënte pjesë edhe Aqif Lleshi, ushtroi dëbimin e popullatës shqiptare nga kjo zonë, duke djegur madje qindra fshatra e duke vr arë mijëra shqiptarë të pafajshëm.

Dokumentet thonë se pas kësaj ngjarje Aqifi vendoset në Beograd, ku u pranua si “mik i serbëve” dhe u shpërblye me shkollimin e të birit, Mustafës, dhe të nipit, Haxhiut. Pas pushtimit të Shqipërisë nga ushtria fashiste italiane, Aqif Lleshi kthehet në Dibër, tashmë në shërbim të forcave komuniste jugosllave. Dhe, kur në nëntor 1943 nacionalistët shqiptarë dibranë, në krye Ali Maliqin, Hysni Demën, Shemsi Hatipin, Uk Camin, Fiqiri Dinen, etj., arrijnë t’i mundit komunistët, Aqif Lleshi dhe Haxhi Lleshi ishin në anën e komunistëve jugosllavë, të prirë nga Petar Brajoviq.

Dokumentet po ashtu flasin se i biri i Aqifit, Mustafa Lleshi, pas LDB-së, u emërua kryeshef i OZN-ës, më vonë i UDB-ës, dhe ai, në emër të “zbulimit” të informbyroistëve shqiptarë, kreu arrestime e vrasje të shumta në Dibër.

Historia e Aqif Lleshit dhe Haxhi Lleshit vazhdon edhe në Shqipërinë enveriste dhe mbi qafë të tyre varen edhe shumë dëme që ua ka bërë shqiptarëve nacionalistë pushteti kriminel enverist.
Andaj, t’i ngresh busti një njeriu të këtillë dhe këtë ta bësh përmes institucionit komunal, siç është Këshilli Komunal i Dibrës, kjo është së paku poshtërim i familjeve patriotike dibrane, ndërsa në planin kombëtar është t’i shpërblesh aleancat serbo-sllave dhe enveriste kundrejt shqiptarizmës atdhetare shqiptare.

Nisur nga kjo, derisa nuk është bërë vonë, AlternAtivA kërkon nga Këshilli Komunal i Dibrës dhe nga nismëtarët e kësaj ideje që të heqin dorë nga ky veprim i mbrapshtë dhe të mos bëhen pjesëmarrës në dënimin e dytë të shqiptarëve atdhetarë.
Me këtë rast theksojmë se me këtë reagim nuk kemi asnjë qëllim denigrues ndaj pasardhësve të kësaj familje, që sot mund të jetojnë në Dibër ose në Shqipëri, të cilët nuk janë fajtorë për veprat e atyre personave dhe ne duhet t’i konsiderojmë ata si vëllezër të barabartë si të gjithë shqiptarët e tjerë. Secili krim lidhet për autorin e tij. /tetova1/