Alternativa: Mësimi në shkolla të fillojë në janar 2021

Advertisment

Alternativa kërkon që viti shkollor të filloj në janar 2021. Sipas tyre 1 tetori, nuk është datë e përshtatshme për të filluar ndjekja e mësimit me prani fizike.

“Duke pasur parasysh se, sipas të gjitha parashikimeve, në vjeshtë pritet valë e re pandemisë së virusit COVID-19, çdo fillim i mësimit në atë kohë do të ishte një mundësi rreziku që fëmijët të infektohet dhe nëse kjo do të rezultonte me pasoja të padëshirueshme, kjo do të ishte fatale për gjithë shtetin”.

Reklame

Sipas tyre ministria nuk ka zhvilluar asnjë platformë digjitale, që do të ishte e suksesshme për organizimin e mësimit të tillë.

“Që të mos na përsëritet dështimi i të a.q. mësim online dhe që të mos kemi shqetësime më të mëdha me infektimin e nxënësve dhe, mos e dhashtë Zoti, me pasoja fatale, AlternAtivA propozon që mësimi të fillojë në janar të vitit 2021 (kur besojmë se do të përfundojë edhe vala e dytë e pandemisë) dhe të përfundojë në fund të qershorit, duke nënkuptuar praninë fizike të nxënësve dhe arsimtarëve. Natyrisht, kjo nënkupton edhe shkurtim, përshtatje dhe ngjeshje të programit mësimor, si dhe skrining të plotë të nxënësve dhe arsimtarëve nën organizim të Ministrisë së Shëndetësisë”.

Ata shtojnë se shëndeti është mbi të gjitha, por nuk guxojmë të jemi joseriozë edhe me edukimin e moshave të reja në shoqërinë tonë.