Alternativa nuk shkrihet në ASH, Taravari: Le të vjen në koalicion edhe RDK-ja dhe PDSH-ja

Advertisment

Taravari shpjegon momentet e largimit të Aleancës per Shqiptarët nga Qeveria e Zoran Zaevit, dhe qëllimin që kishin për koalicion me Besën në ato zgjedhje lokale dhe më pas ta vazhdonin edhe në ciklet tjera zgjedhore

“Ne kur dolëm prej qeverisë dolëm për shkak të koaliconimit me Besën, ka mundur shumë lehtë që kryetari Sela të ulet me Ali Ahmetin dhe Zoran Zaevin dhe t’i zgjedh dy tre komuna dhe të ngelet në Qeveri por ne nuk e zgjodhëm atë opsion. Zgjodhëm bashkëpunim me një parti opozitare. Prej momentit, pra 17.08.2017 kur ja zgjatëm dorën njëri tjetrit ne e dinim se ne shumë shpejtë do të jemi jashtë qeverisë. Nuk i lejuam të na nënçmojnë, në atë periudhë kur ne dilnim prej qeverisë, të jemi të sinqertë deri në fund, negociatat së bashku paralelisht i zhvillonin edhe Alternativa edhe Besa. Partia e cila e konkuron BDI-në, e cila do e rrëzon qeverinë më 12 prill, është Aleanca së bashku, ku të bëhet që të jemi me dy partitë tjera, do të ishte ende më e sigurt. Unë përsëri po e them që kam shpresa deri në momentin e fundit që do të bashkëngjitet edhe Lëvizja Besa”, shprehet Taravari në lidhje me krijimin e frontit opozitar.

Reklame

Publiée par T7 sur Mercredi 12 février 2020

Në pyetjen se a do të shkrihet partia e Gashit në Aleancën për Shqiptarët, Taravari thotë se kjo nuk do të ndodh, dhe se kërkojnë vetëm bashkëpunim korrekt ndërpartiak.

“Ne nuk e kemi idenë që të fuzionohemi me Alternativën ose me Besën. Ne e dimë se ideologjikisht jemi diametralisht të kundërt. Edhe me njërën edhe me tjetrën. As që e mendojmë se nesër mund të fuzionohemi. Thjeshtë, situata na imponon numerikisht, për të qenë të sigurt se fitohet, se sjellët ndryshimi në 12 prill, njëra na duhet. Ku fati të bëheshin të dyja, bile bile atëherë do e turpëronim BDI-në me një numër shumë të vogël të deputetëve. Mendoj se BDI-ja për momentin ka nevojë absolut të shkojë në opozitë”, shprehet Taravari.