Altrim Mamuti takim me Bilall Kasamin

Advertisment

Kryetari i degës së ASH në Tetovë, Altrim Mamuti gjatë ditës së sotme ka pasur takim me kreun e Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin ku kanë diskutuar për bashkëpunimin e tyre. Tetova1 ditë më parë ka raportuar për përçarjet e ASH dhe mundësinë e kalimit të degës së Tetovës në Lëvizjen BESA.

“Një takim miqësor me kryetarin e Lëvizjes Besa z.Bilall Kasami . Biseduam rreth gjitha zhvillimeve të fundit politike si dhe u dakorduam që të krijohet një formë e bashkëpunimit mes strukturave të Aleancës për Shqiptarët që kanë mendim ndryshe rreth ndodhive të fundit në Aleancë rreth çështjeve të mos respektimit të organeve të partisë si për koalicionimet ashtu edhe për mos respektimin e kuvendeve të degëve ku u mohua e drejta e votimit të kandidatëve në një antarë kuvendi një votë por të njejtat kan kaluar me aklamacion si dhe mos respektimin e vullnetit të shumicë për një koalicion me Lëvizjen BESA, ne sot vendosëm për një formë pak më ndryshe veprimi por me qëllimin e vetëm për të sjellë ndryshimin e shumë pritur në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Realizimi i këtij bashkëpunimi me Lëvizjen BESA është i natyrshëm dhe ka qenë edhe pritshmëri e shumicës apsolute të trupit votues opozitar të shqiptarëve dhe tash përmes një forme tjetër dhe një rrugëtimi pak më ndryshe por me qëllimin e njejtë – dërgimin e BDI-së në opoiztë, jemi të bindur se shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut i ofrojmë opsionin fitues i cili do garantojë përfaqësim dinjitoz të shqiptarëve në qeverisjen e ardhëshme” ka thënë Altrim Mamuti.