Ambasada italiane me video të veçantë kujton veprën e familjes Jashari (VIDEO)

Në Kosovë po shënohet sot dita e dytë e Epopesë së UÇK-së, në nderim të veprës së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij të cilët u vr anë nga forcat serbe 23 vjet më parë.

Përmes një videoje, veprën e familjes Jashari dhe rolin e tyre në lirinë e vendit e ka kujtuar edhe ambasada italiane.“59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë fëmijë ranë për lirinë e Kosovës.

Rezistenca e tyre inspiroi popullin e Kosovës për t’iu konfrontuar agresionit serb”, thuhet në video.