Ambasadori Arvizu flet me emra: Fitorja e këtij politikani është në të mirë të shqiptarëve

Advertisment

Duke folur për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Aleksandër Arvizu tha për Shqipërinë do të ishte fitorja e Joe Biden, pasi beson se me Biden gjërat janë të parashikueshme, ndryshe nga Trump.

“Për mua më mirë të fitojë Biden, por më mirë për shqiptarët, nuk është se ka ndonjë ndikim. Shqipëria është një vend i vogël në Ballkan, që nuk është objekti i këtij debati presidencial. Por besoj se me Biden do të kemi një stabilitet dhe rikthim të diplomacisë në Evropë. Reputacioni i SHBA-së në botë ka rënë dhe nuk e di se si do të veprojmë.

Reklame

Me Trump gjithçka është një e panjohur e madhe, ndërsa me Biden gjërat janë më të parashikueshme. Unë nuk pozicionohem, por diskutimi në lidhje me Sorosin është një diskutim tjetër. Unë mbështes traditat dhe vlerat amerikane të cilat i kam përfaqësuer. Jam shumë i lumtur që nuk jam ambasador sepse do më duhej të përfaqësoja këto aktualitet që për mua do të ishte shumë e vështirë. Mendoj se populli amerikan është gati për këto zgjedhje, pro më vjen keq që Amerika është e ndarë.- tha Arvizu.