Ambasadori britanik fton Rita Orën të vjen në Kosovë, nëse ndihet e vetmuar

Advertisment

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott në një postim në Facebook e ka ftuar këngëtaren shqiptare Rita Ora të vjen në Kosovë, nëse ndihet e vetmuar.

Ky postim i tij vjen në përkrahje të Rita Orës, e cila ka paralajmëruar se sonte në mesnatë do të sjellë këngën e saj më të re “How To Be Lonely”.

Reklame

“Nëse Rita Ora ndjehet e vetmuar, gjithmonë mund të vjen në Kosovë”, ka shkruar Abbott, i cili ka shpërndarë postimin e Rita Orës ku ka paralajmëruar këngën e re.