Ambasadori i Kosovës në Shkup: S’na lejuan të futemi në stadium për lojën e sontme, doja t’u jepja kurajo

Advertisment

Gjergj Dedaj, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se ndeshja mes kombëtareve të dy shteteve që pritet të zhvillohet sonte është historike.

Ai ka thënë se dëshiron të fitojë sporti, por ka treguar se dihet që ai është tifoz i vendit të tij, Kosovës.

Reklame

Dedaj tha se nuk ka informacione se a kanë shkuar kosovarët në Maqedoni të Veriut për të bërë tifo, por sipas tij nuk kanë pse të shkojnë pasi nuk iu lejohet hyrja brenda në stadium.

Ai theksoi se nuk iu është lejuar të shikojnë ndeshjen as politikanëve kosovarë.

“Fatkeqësisht nuk u lejohet hyrja as autoriteteve zyrtare të Kosovës, nuk u lejohet as përfaqësuesve diplomatëve që jemi këtu. Mendoj që është një lëshim sepse kanë pasë mundësi që brenda stadiumit së paku me qenë autoritetet dhe zyrtarët”, ka thënë ai.

“Unë kam insistuar me qenë prezent së paku me iu dhënë kurajo Kombëtare me na pa që jemi aty, mirëpo nuk kanë lejuar, unë mendoj se ka qenë një lëshim që mos me qenë aty”, u shpreh Dedaj.

Ndërsa ky do të jetë rezultati sipas tij.

“Rezultati do të jetë 3 me 1 për Kosovën, edhe pse vend i vogël Kosova nuk di çka është humbja”, ka thënë Dedaj.