Amb asadori i ri amerikan viziton Preshevën: Shpresoj të kontribuoj në ndryshimin e situatës së tanishme

Advertisment

Unë si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nën petkun diplomatk i akredituar në Beograd shpresoj të kontribuoj në ndryshimin e situatës së tanishme në këtë vend në të mirë të qytetarëve, ka thënë kështu në deklaratën për media sot ambasadori i SHBA- së i akredituar në Beograd, Anthony Godfrey gjatë qëndrimit të tijë në Preshevë.

Gjatë paradites ambasadori u takua me kryetarin e komunës, Shqiprim Arifi i cili takimin e sotëm e ka vlerësuare si mjaftë të frytshëm. Ambasadori në deklatarën për media shprehi falemderime për mikëpritjen bujare që i ka ofruar zoti Arifi ku njëherit përmes të parit të Preshevës pati qasje direkte në problemet aktuale.

Reklame

Ambasadori tha se është për tu admiruar përderisa kemi një lider që fokusohet konkret në zgjidhje të problemeve duke aluduar në zotin Arifi.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ritheksoi bisedat për të cilat është diskutuar sot ku fokus kishin gjetjen e solucioneve për përmirësimin e situatës ekonomike, parandalimin e ikjeve nga ky regjion dhe krijimin e stabilitetit të Ballkanit Perëndimorë.

Edhe kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në deklaratën para gazetarëve konfirmoi mbështetjen e parezervë që i bëjnë ambasada e SHBA- së qytetarëve tanë dhe drejtuesve politik karshi proceseve nëpër të cilat po kalojmë si ato politike por edhe sociale dhe të tjera.

Theks të veçant sipas Arifit sot në takim ishte edhe problematika që ka të bëjë me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë aksion ky i Serbisë karshi komunave shqiptare.

Kryetari i komunës ka kërkuar nga ambasada amerikane që të merren ekskluzivisht me këtë çështje meqë vlerësohet si qasje selektive e Serbisë karshi nesh sepse edhe në qytetet e tjera serbe është i njejti emigrim por ata nuk shlyhen nga regjistri civil.

Arifi ka njoftuar diplomatin amerikan edhe lidhur me listën e përbashkët që do të dilet në zgjedhje parlamentare ku sipas tijë në këtë mënyrë hendikepet teknike që i kemi si pakic nacionale në Serbi ti tejkalojmë përmes bashkimit dhe unifikimit të faktorit politik shqiptarë.

Poashtu Arifi ka thënë se përmes mandateve të deputetëve që do ti fitojmë në Parlamentin e Serbisë problemet politike nga niveli lokal do të tasferohen në nivelin qendrorë.

Ambasadori amerikan së bashku me kryetarin Arifi kanë vizituar edhe kampin e refugjatëve në Stacionin Hekurudhorë./presheva.com