Ambasadori i RMV-së thirret në MPJ-në bullgare

Shefi I përkohshëm I Ambasadës së RMV-së në Sofje, Vladimir Kërstevski, sot është thirrur në Ministrinë e Jashtme bullgare në takim me u.d Drejtorin e Drejtorisë për Evropën Juglindore, Iva Kruleva.

Sic thuhet në një komunikatë nga MPJ e Bullgarisë, ai është thirrur me kërkesë të Zv/Kryeministres dhe Ministres së Jashtme, Ekaterina Zaharieva, e cila është e izoluar për shkak të COVID-19, kurse si arsye përmdent “manifestimet e shpeshta të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në RMV nga ana e personave zyrtar kundër qytetarëve të vendit, atyre që kanë identitet bullgar, madje edhe kundër atyre që kanë simpati ndaj Bullgarisë dhe popullit të saj”.

“Bullgaria gjithashtu shfaqi zhgënjim të thellë nga fushata e madhe negative në RMV, kundër përfaqësuesit të Shkupit në garat muzikore “Eurovizioni 2021”. Krahas takimit të sotëm, pala bullgare I ka informuar lidhur me këto raste edhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare dhe rajonale, ambasadat e vendeve anatëre të BE-së dhe partnerë tjerë” – thuhet në komunikatë.

Njoftohet se Bullgaria do të vazhdojë të bëjë përpjekje konform parimeve të së drejtës ndërkombëtare që t`i mbrojë të drejtat e qytetarëve të tyre dhe qytetarëve që kanë identitet bullgar, kudo që janë nëpër botë.