Amdi Bajrami darkë me 1500 mysafirë. Ja çfarë do ndodhë me kinxhat e pjekur

60

I gjithë ushqimi që do të teproj sonte, pas mbarimit të Ballo-s Rome, do të paketohet dhe do ti dergohet familjeve të varfra.

Deputeti rom, Amdi Bajram tha se bëhet fjalë për shumë ushqim, pasi sonte në këtë darkë janë ftuar rreth 1500 mysafirë.

“Tavolinat do të jenë plotë. Kinxha të pjekur, specialitete të llojllojshme, pije… Besoj se do të mbetet shumë ushqim. Ne duhet të jemi solidar dhe pjesën e mbetur ta ndajmë me qytetarët e varfër”, deklaroi për ‘Fokus’ Bajram, transmeton agjencia e lajmeve INA.