Amerikani pranon islamin në Çikago para hoxhës shqiptar nga Struga

Advertisment

Në Qendrën Islamike Shqiptaro Amerikane në Çikago, amerikani me emrin Stiven ka pranuar islamin. Ai ka deklaruar Shehadetin para imamit të xhamisë në këtë qendër, Ejup Jakupi, me prejardhje nga Struga.

“Steven, asi që bëmë pak muhabet te qendra jonë, deklaroi SHEHADETIN”, tha për Lajm imami Jakupi.

Reklame

Steven ka thënë se kalimin e tij në islam do ta festojë si ditëlindje të dytë.
“Mes tjerash tha: këtë ditë do ta festoj si ditëlindja ime. E lusim Allahun tja shlye të kaluarën dhe t’ja përforcojë këmbët në besim”, shtoi Jakupi.