Analiza përfundimtare: Vaksina Pfizer kundër koronavirusit, 95% efektive!

Advertisment

Pfizer dhe BioNTech thonë se analiza përfundimtare treguan se vaksina e koronavirusit është 95% efektive pa asnjë efekt anësor.

Një analizë përfundimtare e provës së Fazës 3 të vaksinës së koronavirusit të Pfizer tregoi se ishte 95% efektive në parandalimin e infeksioneve, madje edhe tek të moshuarit nuk shkaktoi pasoja shqetësuese, informon dritare.net.

Reklame

“Efikasiteti i vërejtur tek të rriturit mbi 65 vjeç ishte mbi 94%,” thanë Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech në një deklaratë të përbashkët.

Një grup i pavarur ka mbikëqyrur rezultatet dhe efektet anësore.

“Deri më sot, Komiteti i Monitorimit të të Dhënave nuk ka raportuar ndonjë shqetësim serioz të sigurisë në lidhje me vaksinën,” thanë kompanitë.

Pfizer tha se do të kërkojë autorizimin e përdorimit të menjëhershëm të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave brenda pak ditësh./L.F-dritare.net