Advertisment
Andrra Destani, bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha ka festuar ditëlindjen e saj në karantinë. Pranë dy njerëzve më të dashur të jetës së saj, djalit dhe bashkëshortit, Andrra ka ndarë pamje nga festa e saj e ditëlindjes në oborrin e vilës.
Me një tortë të bukur, një shishe shampanjë dhe disa kuti bizhuterish në tavolinë, duket se këngëtari Sinan Hoxha e ka mbushur në dhurata me vlerë, gruan e tij.
Reklame
“Ditëlindja më e bukur që kam festuar deri më tani! U bë dhe biri të më këndojë për mua. Faleminderit shumë dashuritë e mia. Ju dua pafund!”– shkruan Andrra Destani përkrah fotove të postuara në rrjete sociale.