Angela Martini dhuron 30 000 euro për të prekurit e t ërmetit në Shqipëri (FOTO)

48

Pas lajmërimit të disa artistëve në Kosovë por edhe paralajmërimit të Ermal Fejzullahut se do të jap 100 000 euro për vik timat në Shqipëri, modelja e shndërruar në shkrimtare Angela Martini ka qenë e famshmja e parë nga Shqipëria që ka ndarë një shumë të lartë për këto viktima

#

Modelja e shndërruar në shkrimtare Angela Maritni ka dhënë një donacion sonte për viktimat e tërmetit 6.4 ballësh të Rihterit në Shqipëri.

Modelja e njohur, ia ka bashkangjitur faturën këtij donacioni që e ka bërë në qeverinë shqiptare, derisa ka bërë edhe një postim tepër emocional.

“Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim. 🙏 Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje. Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti – ndihmo dike të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën https://e-albania.al/donate/”, ka shkruar Angela.