Angellovska: Ata të cilët kanë ndërruar mendje deri më 30 korrik do t’iu kthehet TVSH-ja

Advertisment

Qeveria nuk solli vendim që ta ngrijë ose heqë kthimin e TVSH-së, por përkundrazi në kohë kur stimulohet konsumi ishte ofruar opsion se nëse dikush vlerëson se mund të heqë dorë nga kthimi i TVSH-së. Ata që gabimisht kanë zgjedhur se do të donojnë do t’iu mundësohet që të klikojnë dhe të thonë se kanë ndërruar mendje dhe megjithatë dëshirojnë deri më 30 korrik t’iu kthehet TVSH-ja, paralajmëroi sot ministrja e Financave, Nina Angellovska.

Megjithatë, shtoi, ishin dhuruar 10 milionë denarë nga persona të cilët kishin hequr dorë nga kthimi dhe vlerësoj se kjo është për tu përshëndetur.

Reklame

“Ministria e Financave bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Sekretariatin e Përgjithshëm me ndihmën e IRI punonte në platformën e re për donacione dhe nxitje të solidaritetit të cilën në mënyrë shtesë do ta promovojmë dhe lëshojmë në përdorim. Në të ata persona të cilët nga TVSH-ja Ime e kanë donuar kthimin e tij, gjegjësisht kanë hequr dorë nga kthimi, do të mund të prezantohen publikisht nëse ashtu vendosin ose dëshirojnë”, tha Angellovska.

Ajo i përshëndeti të gjithë ata që, siç tha, mund të shfaqin solidaritet dhe të japin një pjesë të mjeteve të tyre, sepse, theksoi, secili kontribut i vogël ka vlerë dhe flet shumë për vetëdijen tonë dhe përgjegjësinë shoqërore në situatë të tillë.