Angelovska propozoi të luhet bixhoz online, për antibixhozin ky vendim është i turpshëm

Advertisment

Ministrja e Financave sot në një konferencë për shtyp njoftoi se në seancën e sotme të Qeverisë së RMV-së do të propozoje që lojërat e fatit të zhvillohen online pasi të njëjtat janë mbyllur nga muaji mars. Nga Lëvizja Anti Bixhoz këtë vendim e konsiderojnë si të dëmshëm për shoqërinë, njofton Portalb.mk.

Sipas ministres Angellovska, ky propozim ka për qëllim parandalimin e largimit nga puna të 8 mijë personave të cilët punojnë në këtë sektor, ajo gjithashtu theksoi se kjo do të ndihmonte edhe në kontrollimin e ambientit nga paraqitja e objekteve shtesë të bastoreve.

Reklame

“Edhe ligji aktual që e kemi në fuqi posedon dispozita për lojëra të fatit online, përfshirë edhe bastoret dhe kazinotë. Edhe pse kjo ka qenë si dispozitë ligjore, në praktikë nuk është zbatuar dhe për këtë, edhe para kësaj periudhe janë realizuar analiza krahasuese, ku është gjetur se 8 mijë persona punojnë në këtë sektor, kurse nga ana tjetër, ajo do ta përmirësonte rregulloren që do të ndihmonte në kontrollimin e ambientit nga paraqitja e objekteve shtesë të bastoreve”, tha Angellovska.