Angelovski me dy ndrrime për ndeshjen me Ukrainën

Ukraina është kombëtarja e dytë me të cilën përballet Maqedonia në Kampionatin Evropian. Kjo sfidë, e cila do të zhvillohet në Bukuresht,

është e rëndësishme për të dy kombëtaret, posaqërisht pas disfatave në raundin e parë nga Austria, respektivisht nga Holanda.

Trajneri Igor Angellovski ka parë disa anomali në ekipin e parë, në sfidën ndaj Austrisë dhe do të ndryshojë disa gjëra.

Stefan Ristovski nga pozita e qendërmbrojtësit do të kalojë te pozita e mbrojtësit të krahut të djathtë. Në vend të tij do të jetë Kire Ristevski, së bashku me Darko Velkovskin dhe Visar Musliun.

 

Në mesfushë inkuadrohet Stefan Spirovski së bashku me Arian Ademin dhe Enis Bardhin. Në krah janë Ezgjan Alioski dhe Stefan Ristovski, ndërsa sulm do të jenë Elif Elmas dhe Goran Pandev.