Anglia shtrëngon masat vendos karantinë për vizitorët nga këto vende

Advertisment

Anglia ka vendosur karantinë për të gjithë ata që vijnë nga Turqia dhe Polonia për një periudhë dy javore.

“Kjo masë, që ka të bëjë gjithashtu me ishujt holandezë Bonaire, Saint Eustache dhe Saba, do të zbatohet nga ora 03:00 GMT të shtunën”, tha ministri britanik i Transportit, Grant Shapps në Tëitter, raporton ATSh.

Reklame

Britania e Madhe, vendi më i goditur në Europë nga virusi, me më shumë se 42 000 vdekje, po përpiqet të mbrojë veten nga rastet e reja të COVID-19 nga jashtë vendit.