Anija luftarake ruse “kë rcënon” anijen amerikane në Detin Arabik, rrezikon pë rplasjen

Advertisment

Një anije luftarake ruse është afruar “agresivisht”, duke kryer manovra ushtarake provokuese pranë një destrojeri (shkatërruesi) amerikan në Detin Arabik.

Flota e pestë e Marinës Amerikane, e cila mbikqyr operacionet detare në Lindjen e Mesme pas incidentit bëri një deklaratë zyrtare.
“Të enjten, në datën 9 janar, ndërsa po kryente operacione rutinë në Detin Arabik të Veriut, USS Farragut iu afrua në mënyrë të vrullshme një anije ruse të Marinës”, tha në një deklaratë Flota e Pestë e Marinës amerikane, e cila mbikëqyr operacionet detare në Lindjen e Mesme.

Reklame

Incidenti është rasti i fundit i disa provokimeve midis forcave ushtarake amerikane dhe atyre ruse. Këto incidente zyrtarët amerikanë i kanë përshkruar si provokuese dhe që sjell një klimë pasigurie. Një zyrtar i marinës amerikane thotë se Farragut është pjesë e grupit të transportuesit të avionëve USS Harry S. Truman dhe Farragut dhe ka për detyrë të përgjojnë anijet e mundshme të armikut për t’i parandaluar ata të afrohen tek transportuesi i avionëve. E ndërsa, dy zyrtarë të mbrojtjes thanë që anija ruse ishte afro 180 metra larg anijes amerikane.