Anija turke i afrohet Greqisë më pranë se kurrë, Athina në alarm

Advertisment

Përshkallëzohet akoma më shumë situata mes Greqisë dhe Turqisë për kufirin detar. Mediat greke shkruajnë se anija turke “Oruc Reis” lundroi vetëm 18 milje detare në juglindje të Kastelorizo, asnjëherë më afër se kaq më parë, që nga nisja e tensioneve.

“Lundrimi i anijes turke të kërkimit ngre pikëpyetje në lidhje me rrjedhën e flotës turke dhe qëllimin e Ankarasë për të dërguar “Oruc Reis” edhe më afër Kastelorizo” shkruan Protothema.

Reklame

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare greke është duke monitoruar minutë pas minute lëvizjen e “Oruc Reis” në zonën e shelfit kontinental. Por Turqia thotë se anija kërkimore mund të arrijë deri në një distancë prej 6.5 milje nga Kastellorizo.

Kështu Erdogan sfidon Greqinë duke pretenduar hapur se Athina nuk ka të drejtë që të shtrijë ujërat territoriale 12 milje detare, por vetëm 6. Një “Tetor i kuq” në marrëdhëniet greko-turke, me Ankaranë që vijon që të përshkallëzojë tensionin.