Anketa e re: Ja kush i fiton zgjedhjet në Maqedoni (TABELA)

Advertisment

Nëse tani do të mbahen zgjedhjet në Maqedoni, VMRO-DPMNE tek elektorati maqedonas dhe BDI tek elektorati shqiptar do të jenë fitues të zgjedhjeve parlamentare.

Kjo bëhet e ditur nga rezultatet e anketës të mkd.mk, të realizuar nga Market Vizion, përcjell INA. Në pyetjen se për kë do të votoni në zgjedhjet e parakohshme parlamentare:

Reklame

14,6 % për V MRO-DPMNE

13,0% për LSDM

4,9 % për BDI

2,8% për Aleanca për Shqiptarët

1,9% për E Majta

0,4 % për Lëvizjen BESA

0,3% për Alternativa

0,3 % për PDSH

1,8 % parti tjera

Rreth asaj se kur duhet të mbahen zgjedhjet, 51,6% kanë thënë se ato duhet të mbahen në vjeshtë, ndërsa 21,6% gjatë verës.

Mbi 64% janë deklaruar se janë të gatshëm për të dal në votime, 14,3% do ti bojkotojnë zgjedhjet. Me përgjigjen “nuk e di” janë deklaruar 16,6 %.

Sa i përket shifrave të kësaj ankete LSDM pa votat shqiptare do të ketë 14,2% përkundër VMRO-DPMNE që ka 21, 5%. Sipas kësaj, 6,6 për qind e shqiptarëve janë deklaruar se do të votojnë LSDM.

Nga partitë shqiptare, BDI ende vazhdon ti prijë anketave me një diferencë të theksuar nga partitë e tjera shqiptare, përfshirë edhe koalicionet.

Anketa me telefon është realizuar nga 28 prill deri më 5 maj, me 1200 anketues. Anketa është bërë sipas metodës CATI-anketim telefonik me ndihmën e kompjuterit, ku gabimi statistikor është + – 3%.(INA)