Anketat dhe rritja e Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha: Ne po dëshmohemi, qasje ndryshe

“Brima Gallup” ka publikuar një anketë me qytetarët për rejtingun e partive politike.

Tek blloku shqiptar, kryeson BDI-ja me 6.3%, e ndjekur menjëherë nga koalicioni opozitar ASH/AAA me 5.9%, ndërsa Lëvizja BESA me 3.9% si dhe PDSH me 1.6%.

Lëvizja BESA lidhur me këtë rejting në rritje vlerëson se kjo dëshmon në punën dhe qasjen ndryshe të subjektit të tyre. Sipas sekretarit të përgjithshëm, Arjanit Hoxha se subjekti i tyre është faktor kyç që çdo ditë jep rezultate pozitive në mbështetjen e këtyre politikave të drejta, konzistente dhe të qendrueshme të lidershipit të Lëvizjes BESA.

“Puna e kryer me përkushtim gjatë kësa periudhe dhe qendrueshmëri e politikave të Lëvizjes BESA është faktori kyç që për çdo ditë jep rezultate pozitive në mbështetjen e këtyre politikave të drejta, konzistente dhe të qendrueshme të lidershipit të Lëvizjes BESA.

Poashtu kemi dëshmuar se të qenurit në qeveri mund të bëhet përmes aplikimit të transparencës dhe komunikimit të përhershëm me qytetarët duke i dalë zot përgjegjësive që kemi marrë mbi vete. Me fjalë tjera mund të them se Lëvizja BESA e bën ndryshimin në qeverisje në aspektin kualitativ”, ka theksuar për INA, Arjanit Hoxha.

Edhe anketa e fundit e IRI tregoi rritjen e rejtingut të këtij subjekti politik.(INA)