Antikorupsioni godet edhe Cërvenkovskin, ja për çka bëhet fjalë

36
#

Kërkesa për shfuqizim të marrëveshjes për qira ka të bëj për dy ish presidentët, bëjnë të ditur nga Komisioni për antikorupsion.

“Duam të ju informojmë se në seancën e sotme të 22 me rradhë u vendos sipas lëndës së hapur për iniciativën e të drejtave dhe privilegjeve që zotërojnë ish presidentët e vendit. Ju informojmë se vendimet kanë të bëjnë për shfuqizim të gjitha marrëveshejve për ish presidentët e vendit”, thuhet kështu në kumtesë.

Ish presidenti Ivanov por edhe Cërvenkovski shfrytëzojnë privilegje nga shteti, krahas qirasë që të dy kanë pagë për tre bashkëpunëtorë, shofer dhe veturë zyrtare.