Apel deri te qytetarët e Gostivarit

112

Sektori për punë të brendëshme Tetovë, apelon deri te qytetarët e Gostivarit, si dhe qytetarë tjerë vizitorë apo me qëllime të caktuara, sotë (14-shkurt) dhe nesër (15-shkurt) në periudhë prej ora 11.00 deri ora 15.00, ta minimiyojnë shfrytëzimin gjegjësishtë lëvizjet me vetura, para së gjithash në rrugët ,,Borçe Jovanovski,, ,,Dimitar Vllahov,, ,,Zhivko Brajkovski,, dhe rrugë tjera që gravitojnë në pjesën qendrore të qytetit.

Kjo, për shkak se të mundësohet qarkullim i lirshëm i veturave, të ndërlidhura në mënyrë direkte apo
indirekte me aktivitetet komemorative ose të varrimit, të dala nga aksidenti i rëndë që ndodhi dje në autostradën Shkup-Tetovë.

Sektori për punë të brendëshme Tetovë, ju lutë për mirkuptim nga ana e qytetarëve lidhur me këto apele, kurse deri te familjarët e viktimave të
aksidentit të djeshëm rrugorë, dërgonë ngushllime të sinqerta për këto humbje të mëdha.