Ar ma e çuditshme që po përdor policia për të ruajtur Joe Biden (FOTO)

Takimi i presidentit amerikan Joe Biden me mbretin e Belgjikës, Filip në axhendën e samitit të NATO-s, është karakterizuar me disa fotografi interesante të forcave belge të sigurisë, që në vazhdimësi u kujdesën për rendin – madje disa prej tyre mbanin ar më kundër dronëve.

Media të ndryshme kanë publikuar pamje të forcave të sigurisë, ku shiheshin nëpër rrugë duke mbajtur pu shkë të specializuara për rrëzimin e dronëve.

Kështu pjesëtarët e policisë belge janë filmuar me pu shkë, e cila shkrep predha mbi dronë dhe fluturake tjera duke penguar radio-frekuencat me të cilat kontrollohet një dron.

Thuhet se pu shkët për rrëzimin e dronëve që përdor policia belge, i përkasin kompanisë austriake DroneShield.

Këto ar më veprojnë në principin e pengimit të komunikimit mes operatorit dhe vetë dronit.