Arabia Saudite kandidat për Botërorin 2030

Amnisty International kërkon që FIFA tëe mos e pranojë

Arabia Saudite e cila është kritikuar gjerësisht për të drejtat e njeriut, është i interesuar të presë finalet e njëqindvjetorit të këtij trofeu. The Times thotë se po shqyrtohet një ofertë për të pritur finalet, e cila do të luhej në dimër si turneu i këtij viti në Katar.

Do të ishte lëvizja më e guximshme e Arabisë Saudite në botën e sportit deri më tani, pas blerjes së disa klubeve futbolli në mbarë Europën apo dhe organizimit të garave të Formula 1 dhe ndeshjeve të boksit të profilit të lartë.

Amnesty këmbëngul se FIFA duhet të zbatojë me rigorozitet kriteret e të drejtave të njeriut kur peshon çdo ofertë të mundshme që përfshin Arabinë Saudite, në mënyrë që të shmangë “gabimin” e bërë nga komiteti i saj ekzekutiv në vitin 2010 në dhënien e finaleve të 2018 dhe 2022 respektivisht Rusisë dhe Katarit.

“Është praktikisht e pamundur që FIFA të përballojë të drejtat e tmerrshme të njeriut të Arabisë Saudite”, thuhet në një komunikatë.

As FIFA dhe as Arabia Saudite nuk kanë bërë ndonjë koment zyrtar në lidhje me një ofertë.

Spanja dhe Portugalia janë të interesuara për të pritur finalet pas tetë vitesh, ndërsa Uruguai, i cili priti finalet inauguruese në 1930 , do të konkurrojë së bashku me Argjentinën, Kilin dhe Paraguajin.

Tv Klan