Arben Agolli: Nuk kam pasur shenja klinikë të sëmundjes

Advertisment

Mjeku Arben Agolli, i prekur dhe i shëruar tashmë nga virusi korona thotë se është nga fundi i qëndrimit në karantinë dhe shpreson se pas festave të Pashkëve do t’i rikthehet punës.

Ai thotë se nuk ka pasur shenja klinikë të sëmundjes. Sipas tij, kolegët në Shkup i kanë rekomanduar që 6 ditë të përdorë azitromicinë ose sumamed. Fillimisht dyshimet për infektim të tij lindën pasi të i prekur kishin rezultuar prindërit e një fëmije të shtruar në ordinancën e tyre.