Arben Taravari: Fitorja fillon nga Tetova, tash është koha që Tetova të frymojë ndryshe

Advertisment

Shefi i Shtabit Zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari nëpërmjet Konventës Promovuese të kandidatëve për deputet në Zgjedhjet Parlamentare 2020, ka deklaruar që fitorja e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa fillon nga Tetova:

‘Ky qytet me njerëz të mirë dhe të mashtruar nuk do jetë më kurrë peng i politikave mashtruese. Sot të gjithë duhet të marrin vesh që Tetova nuk është vetëm e mbushur me votues, por me shqiptarë, të cilët duan të jetojnë në harmoni dhe gëzim, andaj nuk janë numra.’ Ai gjithashtu, është zotuar që qeverisja e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës do të punojë për ti lumturuar tetovarët dhe ta bëjë Tetovën të frymojë ndryshe:

Reklame

Unë këtu kam një zotim, unë jam rritur këtë anë, andaj lagjet dhe shtëpitë e këtij vendi dua ti shoh me njerëz të lumtur. Tash është koha që tetovarëve tu kthehen fëmijët që janë larguar në mërgim. Në Tetovë janë bërë krime masive, edhe pse e kishin qendër të votave e helmuan pa mëshirë.

Tetovës i keni hyrë në hak, e keni varfëruar, e keni zbrazur, dhe e shndërruat në qytetin më të ndotur në Botë. Tetovarë ju që keni treguar që keni treguar se dini të përdorni lapsin dhe pushkën, me 15 Korrik rrethojeni numrin 5.