Arben Taravari kërkon dorëheqjen e Qeverisë (foto)

Sekretari gjeneral i ASH-së Arben Taravari sot nëpërmjet një postimi në facebook ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së Maqedonisë pas tragjedisë që mbrëmë ndodhi në Spitalin e Tetovës, informon portali “tetova1”.

Taravari edhe mbrëmë ka publikuar një postim ku thuhet;
“Tetova është në zi në këto çaste…spitali modular i kovidit është nën flakë! Deri tani janë shënuar disa vi ktima.

Me zemër jemi pranë familjarëve të viktimave… lutemi që Zoti të ndalojë sa më shpejt mankthin që ka mbërthyer Tetovën që po paguan një faturë të tmerrshme!”./tetova1/