Arben Taravari: Një fitore bindëse dhe e sigurt e ASH-së

Advertisment

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka përcjell një porosi pasi që është zgjedhur shef i shtabit zgjedhor të kësaj partie për zgjedhjet e 12 prillit.

“Jam i nderuar dhe mirënjohës që sot u zgjodha shef i shtabit zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët. Për mua, kjo është një nxitje tjetër e fortë në angazhimin tim të partisë për të zhvilluar zgjedhje të ndershme dhe demokratike në vend. Kemi vizion dhe qëllim shumë të qartë: një fitore bindëse dhe e sigurt e Aleancës për Shqiptarët.

Reklame

Rruga drejt këtij qëllimi është përmes ndjekjes së nevojave të qytetarëve, udhëheqjes së përgjegjshme, fushatave të ndershme, përkushtimit për të afirmuar programin strategjik dhe vizionin, ballafaqimin përmes argumenteve, jo manipulimin, përmes qëndrimeve të forta dhe një gatishmëri të palëkundur për të kontribuar fuqimisht në demokraci, rritje dhe zhvillim të shoqërisë.”, theksoi Taravari.

Sipas tij, është koha për të lëvizur drejt fitores, është koha për të dëgjuar vullnetin e njerëzve. Këtë e meritojmë!