Arben Vila nuk do udhëheq me Agjencionin Për Investime të Huaja, ja reagimi i tij

Advertisment

Arben Vila nuk do të udhëheq me Agjencionin Për Investime të Huaja.
Këtë ka vendos mbrëmë në mbledhjen e saj Qeveria e Maqedonisë.
Dhe Vila, ka shfrytëzuar profilin e tij në facebook për të falenderuar të gjithë bashkëpuntorët dhe për të bërë një prezantim të aktivitete që janë bërë nga agjencioni nën udhëheqjen e tij.

Të dashur miq,
Për një vit e gjysëm kisha nderin dhe përgjegjegjësinë të udhëheq me Agjencionin Për Investime të Huaja ( Invest North Macedonia).

Reklame

Gjatë kësaj periudhe, filluam dhe realizuam projekte të shumta, në aspekt strategjik dhe reformuese në fushën e ekonomisë, sidomos në përpjekje të trajtimit institucional të kompanive tonë me ide të përbashkëta për planet dhe iniciativat e tyre për të investuar në shtetin tonë.

Jam krenar që gjatë kësaj periudhe përfundimisht filloi me punë një ndër korporatat më të mëdhaja në sektorin e prodhimtarise së kafenese në Kumanovë Caffe Di Artisan në Kumanovē, kompaninë e mirënjohur për prodhimin e filtrave në Shkup si dhe nënshkrimin e një sërë kontratash me ndihmën financiare të cilat shumë shpejt do fillojnë aktivitetin e tyre ekonomik në vendin tonë!

Si drejtor i Agjencionit për Investime të huaja, gjeta mundësinë dhe elanin e nevojshëm që edhe përballë krizës politike në të cilën gjindej vendi, të punoj dhe veproj në drejtim të aktualizimit, promovimit dhe ndërkombëtarizimit të programit për investime të huaja!

Falemenderimet më të thella për besimin e dhënë në rradhë të parë Liderit Ali Ahmeti dhe të gjithë atyre që më përkrahën dhe ndihmuan në këtë detyrë me përgjegjsi kaq të lartë!
Mirënjohje sigurisht që i’u takon bashkepunëtorëve të mi të cilët ishin forca shtyrëse e profesionalizmit të lartë, reformave dhe ndryshimeve të vazhdueshme, në mes tyre takova bashkepunëtorë të vyeshëm, lojal, profesionistë, por edhe njerëz të sinqertë, miq të vertetë!

Falenderim i veçantë Familjes për përkrahjen dhe mirëkuptimin!
Gjithë këta që përmenda më lartë do të mbeten gjithmonë thellë në kujtesën time duke më inspiruar për sfidat e ardhshme profesionale!!
Ju FALEMENDERIT
Përshendetje të përzemerta dhe mirupafshim,
Arben Vila