Arben Vila: VMRO dhe disa portale shqip shpifën për mua

63
#

Arben Vila:

Të nderuar dashamirë, miq dhe bashkëpuntorë të mi. Tri ditë rradhazi profili im sulmohet nga partia opozitare e VMRO-së si dhe nga disa portale opozitare shqiptare gjoja se unë kam qënë i infiltruar në skandalet e marrjes të 10% nga shkollat për kyqjen e shkollave në projektet europiane si dhe PASKAM BËRË MILIONA E UNË as se paskam ditur një gjë të tillë. Ju faleminderit që ma dhatë titullin milioner😀😀😀

E drejta është kjo për të gjitha ata që nuk më njohin mua para së të marrë funksionin drejtor ekzekutiv në Agjensionin për Investime të Huaja kam qenë profesor i gjuhës angleze me master ndërkombëtar në shkollën e mesme Mosha Pijade si dhe koordinator i disa projekteve ndërkombëtare Erasmus+ ku ato projekte i kam fituar vet dhe kam dhëne kontrubutin maksimal që ato projekte të jenë transparente dhe të dobishme për mua, shkollën si dhe nxënesit e mi. Gjithë ajo punë ka qenë e vlerësuar dhe e monitoruar nga instititucionet shtetëore.

Ajo që unë mund të them me plot pērgjegjësi kam qenë ndoshta PROFESOR I VETĒM shqiptar që ka menaxhuar dhe kontribuar që nxenësit shqiptarë të trajnohen jashtë vendit me shkathtësi të ndryshme për tregun e punës që ata dhe unë jemi sot krenar.

Duke ndjekur punën time shumë institucione shkollore më kanë kontaktuar dhe vazhdojnë të më kontaktojnë për konsulencë dhe unë pashë të arsyeshme të hap një NGO të specializuar për tu marrë me këtë punë mirēpo emërimi im në postin e ekzekutivit nuk e lejoi një gjë të tillë.

Mos të zgjas më shumë deri dje unë kam bërë investim të madh kapital tek faktori NJERI dhe prej nesër investime kapitale të huaja. Dhashtë zoti atë sukses që unë kam pasur dikur ta kem dhe sot si funksionar dhe përfaqësues i popullit shqiptar.

Unë kam bëre ballë shumë presioneve dhe i kam kaluar të gjitha dhe të jeni të sigurtë se edhe kësaj IFTIRAE do t’ia dalë.

#QentëLehinKaravaniEcë