Arben Zeqiri do të udhëheq me PR-in e Aleancës për Shqiptarët

Gazetari Arben Zeqiri është zgjedhur person i autorizuar për marrëdhënie me publikun te Aleanca për Shqiptarët.

Këtë e bëri të ditur kreu i ASH-së Ziadin Sela i cili në takimin e sotëm me gazetarët njofto se Aleanca për Shqiptarët në mbledhjen e fundit të kryesisë qendrore, ka bërë një rifreskim brenda strukturës, në të cilën si person të autorizuar për marrëdhënie me publikun, ka zgjedhur gazetarin e deritanishëm, Arben Zeqirin, informon portali “tetova1”.

Reklame

“Nuk e di se si është rregulli te liderët tjerë politik, por unë çdoherë kam qenë i hapur për gazetarët dhe iu jam përgjigjur thirrjeve të tyre në telefon. Por vendosën që këtë rregull ta ndryshojmë dhe për gjitha pyetjet tuaja rreth çështjeve aktuale, kërkesave për intervista, deklarata etj, nga sot mund të iu drejtoheni Arbenit, i cili kryesia qendrore e ka zgjedhur si person kompetent për marrëdhënie me publikun”, u shpreh Sela.

Ndërsa, Arben Zeqiri ka falënderuar kolegët e tij për bashkëpunimin e derisotëm, dhe tha se nag pozicioni që i ka deleguar Aleanca për Shqiptarët, merr më shumë përgjegjësi dhe se do të jetë edhe më i hapur në raport me gazetarët.

 

“Unë edhe më herët i kam treguar kryetarit të partisë për vështirësitë që hasin gazetarët. Do të vazhdojë të jem i hapur që nga ky bashkëpunim të dalim korrekt dhe të suksesshëm”, tha mes tjerash Arben Zeqiri.