Arbër Ademi ka një lajm të mirë për të rinjtë

Advertisment

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi theksoi se prej momentit kur jemi përballur me COVID19 kemi ndërmarrë masa konkrete në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, po edhe në kuadër të Qeverisë në mënyrë që procesi edukativo-arsimor dhe vet procesi arsimor të zhvillohet pa pengesa dhe se fëmijët tanë, nxënësit tanë dhe studentët tanë të vazhdojnë me mbindërtimin në aspekt arsimor edhe në këto rrethana dhe gjendje të jashtëzakonshme dhe zyrtarisht të shpallur nga institucionet kompetente.

Në vazhdim fjalimi i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi:

Reklame

“Sa i përket masave konkrete që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me sistemin nacional arsimor, që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me nxënësit dhe studentët në kuadër të këtij seti masash që i miratoi sot qeveria më lejoni të theksoj se konkretisht parashihet ndarja e vauçerëve për nxënës dhe studentë dhe të rinjë deri në moshën 29 vjecare me fokus për zhvillimin e aftësive të tyre digjitale dhe të IT-së.

Konkretisht kjo masë do të ndihmojë të rinjtë dhe studentët siç theksuam me një fokus të veçantë në zhvillim të aftësive të tyre të IT, të aftësive të tyre digjitale në mënyrë që të rrisin konkurencën e tyre në tregun e punës sipas nevojave të ekonomisë digjitale.

Vauçer deri në 6.000 denarë për student dhe nxënës që vijnë nga familje me të ardhura të ulta për të mbuluar participimin për studime në universitete, akomodim në konvikte, akomodim privat etj.
Vauçer maksimalisht deri në 30.000 denarë për trajnime dhe akademi të bashkëfinansuara, për informatikë dhe aftësi dixhitale.
Vauçer deri në 3.000 denarë për student, që do të mund të përdoren për aktivitete të shërbimit sipas kodit të aktivitetit.