Arbër Ademi shërohet nga Covid19, u rikthehet aktiviteteve si ministër

Advertisment

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në largim, Arbër Ademi ka njoftuar se është shëruar nga virusi Covid-19 dhe se prej sot do t’u rikthehet aktiviteteve në Ministri.

“Sfida me Covid-19 mbaroi, përfundimisht! Pas dy testimeve të njëpasnjëshme ku rezultova negativ, prej nesër i kthehem aktiviteteve dhe shumë punëve që na presin. Ju porosis të keni kujdes, të mbani maska dhe distancën.

Reklame

Faleminderit nga zemra për kujdesin që keni treguar, me ju e kisha shumë më të lehtë!”, shkroi Ademi në faqen zyrtare të tij në Facebook.