Arbitrat e sotëm/ Ikona e njohur feston datëlindjen, porosia e rreptë e ish-“xhaketës së zezë” Collina

1

Ditën e sotme Pierluigi Collina festoi 60-vjetorin e tij të lindjes, por ikona e arbitrimit italian ka edhe një porosi për arbitrat e sotëm. Ish- ‘’xhaketa e zezë’’, shprehet se ata duhet t’i marrin vendimet sikur VAR të mos ekzistonte. Drejtori i departamentit të gjytarëve të FIFA-s dha edhe një intervistë për ‘’La Gazetta dello Sport’’ ku foli për teknologjinë e re në futboll.

’Është gjyqtari ai që duhet të vendosë. Duhet menduar sikur VAR nuk ekziston. Objektivi është që teknologjia të jetë e panevojshme dhe vendimet të jenë të drejta. Për këtë po punojmë shumë.

VAR duhet të shikohet si një ‘parashutë’, e cila mund të ndihmojë ty të korigjosh një gabim. Gjyqtarët duhet të dijnë gjithçka rreth takimit, duhet të analizojnë video rreth taktikave dhe karakteristikave të lojtarëve. Në kohën time kështu punohej, ndërsa sot ajo është vetëm një pjesë e përgatitjes,’’ përfundoi ish-gjyqtari, Pierluigi Collina.