Ardita Dani: Kërçova krenare për Kryeministrin shqiptar!

Advertisment

Kryetarja e Degës së BDI-së në Kërçovë, Ardita Dani, është treguar shumë aktive në fushatën zgjedhore të zhvilluar në lagje e lokalitete të këtij qyteti, duke promovuar platformën e BDI-së, për Kryeministrin e parë shqiptar.

Qytetarët e tubuar në takimin elektoral të BDI-së, ka motivuar kryetaren Ardita Dani, të falënderoj qytetarët të cilët edhe nëpër motin me shi, kanë shprehur interesim dhe gatishmëri që me votën e tyre, të zgjedhin Kryeministrin e parë shqiptar.

Reklame

Znj. Ardita Dani ka cekur se “Edhe pse stuhi natyrore, u dëshmua mbështetja për idealin kombëtar. Krenarë dhe dalëzotës për vendin, jo duarngritur për dinjitetin”.

Ja postimi i plotë i znj. Dani në fb:

Të lagur nën pikat e shiut, të vendosur me zemër. Edhe pse stuhi natyrore, u dëshmua mbështetja për idealin kombëtar. Krenarë dhe dalëzotës për vendin, jo duarngritur për dinjitetin. Tubimi në Kërçovë, tregues i ngadhënjimit për Kryeministrin e parë shqiptar.
Kërçova BDI, Uskana krenare. Falënderim për pjesëmarrësit në tubim, mirënjohës për aktivistët dhe mbarë qytetarët për përkrahjen e idesë madhore, e cila mbrëmë ishte dëshmi për fitore.

Voto9️⃣✅për të ardhme të sigurt.