Arflet Selmani i kushton këngë Fadil Sulejmanit

Advertisment

Këngëtari dhe shkrimtari Arflet Selmani, nga Bozovca e Tetovës i ka kushtuar një këngë veprimtarit Fadil Sulejmani.

Fadil Sulejmani ishte pjesë e shumë ngjarjeve të rendesishme ku ishte edhe nga nismëtarët e themelimit të Universitetit të Tetovës, ku sot mban emrin e tij!

Reklame

Kënga është shkruar dhe kënduar nga Selmani me titull Kenge per Fadil Sulejmanin.

Fadil Sulejmani u lind më 5.12.1940 në Bozovcë të Malësisë së Sharrit të Tetovës.
Arsimin fillor e kreu në vendlindje dhe në qytetin e Tetovës, kurse shkollën e mesme e kreu gjithashtu në Tetovë. Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren, ndërsa Fakultetin Filozofik, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe e kreu në Prishtinë. Studimet pasuniversitare të magjistraturës i kreu në Beograd, kurse ato të doktoraturës i mbaroi në Universitetin e Prishtinës.

Më 1994, bashkë me intelektualë të tjerë ka qenë njëri ndër nismëtarët e themelimi të Universitetit të Tetovës. Në Kuvendin themelues të këtij Universiteti, më 4 qershor, u emërua anëtar i Kryesisë së Universitetit, ndërsa më vonë, më 8 janar 1995 u zgjodh Rektor i Universitetit të Tetovës, detyrë që e ushtroi gjatë dy mandateve, deri në vitin 2002.

Në ngjarjet më të rëndësishme të fillimit të punës së këtij Universiteti, Prof. dr. Fadil Sulejmani ishte në ballë të këtyre aktiviteteve si, në drejtimin e punës së organeve të përkohshme të Universitetit, në sjelljen e Vendimit për hapjen publike dhe fillimin e punës së Universitetit.