Argjenta Emini futbollistja nga Tetova që me sukses luan në Norvegji

Advertisment

Me një kohë jo shumë të largët, ishte problem që djemtë të luajnë futboll në viset tona, e as që paramendohej që një gjë të tillë ta bënin femrat! Kohërat ndryshuan, djemtë shqiptarë në vend dhe në arenën ndërkombëtare shënonin suksese të mëdha!

Nga femrat shqiptare për herë të parë u dëgjua, emri i Kosovare Asllanit e cila kishte paraqitje dinjitoze me fanellën e reprezentacionit të Suedisë.

Reklame

Kësaj rruge vazhduan edhe shumë vajza të tjera shqiptare dhe një ndër to është edhe futbollistja nga Tetova, Argjenta Emini e cila karrierën e saj futbollistike e ka filluar në Norvegji që në moshën 10 vjeçare duke luajtur në dy pozicione sul mues klasik dhe sul muese e krahut të djathtë.

“Kisha dëshirë të luaj futboll, ndoshta ishte e habitshme por në një rresht si Norvegjia ku paragjykimet janë më të pakta unë si e vogël nisa të stërvitem dhe të parakalojë të gjitha grupmoshat në klubin ku dhe e nisa karrierën futbollistike tek skuadra amë, Valerenga në divizionin e dytë”, u shprehë Emini.

Emini në mes të tjerash thotë se sukseset nuk kanë munguar dhe se ka veshur edhe fanellat e skuadrave të tjera siç është fjala për Manglerud në divizionin e dytë, por sërish pas një kohe është kthyer tek skuadra Valerenga.

“Jam përshtatur më mirë e njohë ambientin, sukseset nuk kanë munguar thjesht ka shpirt kjo skuadër në të cilën luaj. Kam qenë e ftuar edhe nga reprezentacioni i Maqedonisë që të jem pjesë e tyre dhe njeherit ndjehem e nderuar. Ju bëjë apel vajzave shqiptare të merren me sport jo vetëm me futboll me çfarë do lloje sporti ku kuptohet se është mirë njëherit për shëndet më të mirë por edhe për të arritur më shumë në karrierë duke bërë të njohur edhe më shumë kombin tonë shqiptarë me paraqitje dinjitoze”, potencoi Emini