Arian Çani befason me deklaratën e papritur

Gazetari Arian Çani duke komentuar informacionet për negociata Basha-Rama, tha se nëse Basha vendos të mos dorëhiqet zgjidhja do të ishte të pranonte bashkëqeverisjen me Ramën.

Komenti i Canit:

Reklame

“Le të jemi pragmatistë jo cinik, nëse Basha ka vendosur të mos ikë le ta çojë deri në fund dhe ti thotë po bashkëqeverisjes. Rama e di se këto zgjedhje nuk i ka fituar vërtet madje dhe miqtë e tij ndërkombëtar e dinë dhe kërkon ta mbajë butë me Bashën.

Kërkon të heqë vëmendjen nga skandalet që dalin ditë për ditë nga deformimi i votës. Vendi nuk ngelet pa pushtet sepse do ketë gjithmonë njerëz që kërkojnë pushtetin. Një opozitë do ketë”, është shprehur Çani.