Arian Çani tregon 3 arsyet pse Rama shembi Teatrin Kombëtar

Advertisment

Moderatori i njohur, Arjan Çani ka komentuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe protestat që kanë vijuar pas kësaj ngjarjeje.

I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Çani tha se personi i vetëm që ka dashur shembjen e Teatrit është kryeministri Edi Rama.

Reklame

Sipas tij, ka tre arsye pse kreu i qeverisë vendosi të shembte godinën e këtij institucioni. Ai i mëshon dyshimeve të hedhura se pas Teatrit do të ndërtohen kulla.

“I vetmi që deshi të shembte teatrin është Edi Rama. Rama këtë luftë e ka nisur që në vitet 2000. Ka tre arsye që Rama e shembi Teatrit Kombëtar. Janë arsye psikike, emocionale dhe interesi. E kanë pranuar të gjithë që pas teatrit do ndërtohen kulla”, tha ai.