Arianit Xhaferi denoncon rritjen e çmimeve nëpër barnatore

Aktivisti Arianit Xhaferi ka denoncuar rastet e rritjes së çmimeve nëpër barnatoret e vendit për maskat dhe produktet dezinfektuese si pasojë e shpërndarjes së koronavirusit Covid-19, përcjell in7.

Sipas Xhaferi, një paketë maskash që në vitin 2017 personalish ai e kishte blerë për 260 denarë, sot kushton tre mijë denarë.

“Në gusht të vitit 2017 për nevoja të organizatës kam blerë një paketë maskash medicinale (50 copë) për 260 denarë, që i bie 5.2 denarë për një copë. Sot, në kohën e krizës nga Covid 19 një maskë e tillë shitet më çmim prej 60 denarësh, dhe një pako prej 50 copësh kushton 3,000 denarë. Kjo është një ngritje e çmimit prej 1053%.

A i ndjek dikush në vendin tonë këto ngritje çmimesh në këso kushtesh? Inspektorati i Tregut? Drejtoria e të Hyrave Publike? Kush është kompetent?! Ku duhen denoncuar këta matrapazë”, pyet aktivisti Ariani Xhaferi./in7.tv/