Arifi: BDl nuk është parti e truqeve (Video)

“BDl-ja nuk është parti e truqeve”, ka deklaruar kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, duke komentuar agjendën e gjelbër që “integristët” e promovuan ditë më parë, shkruan gazeta LAJM.

Ajo tha se agjenda e gjelbër është rezultat i analizave të gjata për orientimin e partisë dhe krijimin e politikave inovative.

“Duke pasur parasysh faktin që prioritetet e partisë me vite të tëra kishin të bënin me çështjet etnike, shumë prej tyre janë adresuar dhe mbeten shumë të rëndësishme,

 

por çështjet që kanë të bëjnë me ambientin përbëjnë sfidë të madhe”, ka deklaruar mes tjerash zonja Arifi gjatë një interviste për “Utrinski Brifing”. Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.