Arifi: Ka filluar me intesitet të lartë punët ndërtimore rreth vazhdimit të rrugës së Banjës, respektivisht rrugës lokale Tetovë-Brodec

Advertisment

Rikonstruimi i rrugës lokale Tetovë-Brodec (rruga e Banjës)

Këto ditë kanë filluar me intesitet të lartë punët ndërtimore rreth vazhdimit të rrugës së Banjës, respektivisht rrugës lokale Tetovë-Brodec.

Reklame

Rruga është në gjatësi 1000 metra me gjërësi deri në 6.5 metra, mure mbajtëse në gjatësi prej 40 metra, lartësi 5m dhe gjërësi 1m. Gjithashtu përgjatë rrugës do të vendoset edhe ndriçim publik si dhe shëtitore anësore për qarkullim të këmbësorëve.

Kjo rrugë është vazhdimësi e rikonstruimit të pjesës së parë të rrugës së Banjës, dhe paraqet një investim kapital në një nga pikat më atraktive rekreativo-turistike të komunës së Tetovës.

Komuna e Tetovës ka paraparë edhe projekte plotësuese që do të ndikojnë në modernizimin e infrastrukturës si dhe afirmimin e kësaj pasurie natyrore dhe rekreative të qytetit tonë.” – thotë Arifi