Arifi: Qeveria të rishqyrtojë vendimet e fundit

Me tre raste të reja në komunën e Tetovës dhe komunat rurale, e kanë rritur në 60 totalin e personave të infektuar me Covid19. Bogovina si komunë rurale mbetet edhe më tej me e rrezikuara, pasi 24 persona të infektuar, janë nga kjo komunë. Shtabi i krizës në Tetovë, megjithatë, nuk është dakord me masën e re detyruese për mbajtjen e maskave nga të gjithë qytetarët . Ata kërkojnë që ky vendimi të rishqyrtohet, e bashkë me të , të rishqyrtohet edhe ora policore.

“Ne si shtab i krizës komunal kemi kërkuar që, ky rregull të specifikohet, të qartësohet dhe të thuhet se maskat se mbajta e maskave vlen vetëm për hapësirat e mbyllura si propozim dhe si propozim dhe kërkesë është pranuar nga ana e komisionit të sëmundjeve ngjitëse dhe besojë që edhe qeveria do të bëjë ketë specifikim dhe kjo masë do të vlen vetëm për hapësirat e mbyllura dhe jo për hapësirat e hapura. Kërkesa e dytë është për të përmirësuar për të zgjatur orarin e hapur, dmth. ndalimin e qarkullimit, kemi deri në orën 16:00. Kemi kërkuar që të vlejë deri në orën 19:00 të mbrëmjes duke pasur parasysh faktin që me fillimin e muajt të Ramazanit ka një dinamikë tjetër dhe kjo dinamikë kërkon që pasditja të jetë më e hapur për të mundur qytetarët t’i kryejnë obligimet e tyre.”- tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.